BallinaShowbizLouisa Jacobson Shfaqet me Stil të Guximshëm në WWD Honors Gala

Louisa Jacobson Shfaqet me Stil të Guximshëm në WWD Honors Gala

- Advertisement -

Louisa Jacobson, vajza më e vogël e aktores së njohur Meryl Streep, nuk është parë shpesh në tapetin e kuq, por këtë herë ajo bëri një përshtypje të madhe me zgjedhjen e saj të guximshme në modë.

Aktorja 35-vjeçare mori pjesë në ceremoninë WWD Honors Gala në New York, ku vuri në pah një kostum me vija nga koleksioni pranverë 2027 i Tom Ford, i dizajnuar nga Haider Ackermann.

Louisa e kombinoi kostumin pa bluzë poshtë, duke i shtuar look-ut këpucë me shkëlqim metalik, sipas raportimeve nga DailyMail.

Flokët e saj bionde ishin të prera shkurt dhe të stiluar anash, duke i dhënë një pamje moderne dhe të guximshme.

E njohur për rolin e saj si Marian Brook në serialin The Gilded Age, Jacobson ka tërhequr vëmendjen edhe për jetën e saj personale.

- Advertisement -

Në qershor të vitit 2024, ajo bëri publike orientimin e saj seksual dhe ndau fotografia me partneren, producenten Anna Blundell.

Në një intervistë në vitin 2025, Louisa zbuloi se nëna e saj, Meryl Streep, e kishte mbështetur plotësisht në këtë rrugëtim.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments