Një bisedë telefonike mes Arlinda Zekajt dhe një rreshteri të Policisë së Kosovës nxjerr në pah shqetësimin e saj për familjarët e ish-burrit që ndodheshin në shtëpinë e saj.
Në këtë bisedë, Arlinda ka këmbëngulur se nuk mund të shkonte në shtëpi, duke kërkuar që ata të largoheshin.
Biseda rikthen vëmendjen te mënyra sesi u trajtuan shqetësimet e Arlindës dhe te reagimi institucional ndaj kërkesave të saj për ndihmë e mbrojtje.
Rreshteri policor i shpjegon Arlindës se prokurorja kujdestare ka thënë se është shënim zyrtar për Prokurorinë, dhe për momentin nuk është rast, pasi ka mbetur për t’u verifikuar nga kamerat e sigurisë. “Për çka kamerat e sigurisë?
Nuk janë pronarë të shpisë…” reagon Arlinda.
Rreshteri policor vazhdon duke thënë se prokurori udhëzon se çfarë duhet bërë me një rast të tillë.
Arlinda, e shqetësuar, i thotë: “Nuk guxon kështu.
Qysh me shku në shpi tem, kur janë njerëzit e panjohur?” Rreshteri policor e këshillon që të bëjë padi në gjykatë, padi civile, për të dëbuar ata prej shtëpisë.
Arlinda i përgjigjet: “Me shku dikush në shpi tanë, qitash kur shkon me i gjetë, a i len qaty.
Kjo është dështim total.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
