BallinaShowbizEmocionet e Edona Llalloshit në Kuvend: Një Fjalim për Vrasjen e Arlinda...

Emocionet e Edona Llalloshit në Kuvend: Një Fjalim për Vrasjen e Arlinda Zekajt dhe Tragjedinë e Familjes

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Edona Llalloshi, ka mbajtur një fjalim të mbushur me emocione gjatë seancës plenare të së enjtes, ku ka trajtuar vrasjen e Arlinda Zekajt, duke e lidhur këtë ngjarje me një tragjedi të rëndë që kishte goditur familjen e saj vite më parë.

Interpretuesja e hitit “Pikë në zemër”, mes emocioneve dhe lotëve, ndau me të pranishmit se në vitin 2008, kushërira e saj, mjekja Igballe Llalloshi, u vra nga bashkëshorti, një ngjarje që vazhdon të mbetet një plagë e hapur për familjen edhe pas 18 vjetësh. “Vrasja e Arlindës duhet të na shërbejë si pikë kthese, edhe në momentet kur, përtej dallimeve politike që mund të kemi, pozitë-opozitë, duhet të bashkohemi kundër atyre burrave që e kanë kthyer dhunën në një mjet sundimi: ‘O do të më nënshtrohesh, o do të vdesësh’”, u shpreh ajo para deputetëve.

Në një nga momentet më prekëse të fjalimit, Llalloshi solli në vëmendje historinë tragjike të familjes së saj, duke theksuar: “E kush, nëse jo unë, ka arsye të flasë për këtë plagë?

Në vitin 2008, kushërira ime, mjekja e respektuar Igballe Llalloshi, u vra nga bashkëshorti i saj.

Edhe pse kanë kaluar 18 vite, për ne dhimbja nuk është shuar kurrë”, deklaroi këngëtarja dhe deputetja.

- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments