Togeri i Policisë në rajonin e Pejës, Faruk Muqolli, nuk ka pranuar të flasë për audioincizimet e publikuara nga biseda e tij me Arlinda Zekaj, e cila tani është e ndjerë.
Në këtë bisedë, Arlinda shprehte shqetësimet e saj për sigurinë e saj dhe të djalit të saj.
Në audioincizime, ajo dëgjohet duke i thënë Muqollit se “U shkatërru shëndeti mendor i djalit tem, nuk keni vepru kurgjo”.
Gjatë bisedës, Zekaj gjithashtu shprehu frikën se mund të vritej dhe paralajmëroi se zyrtarët do të mbanin përgjegjësi për këtë situatë.
Gazetarët e Dukagjinit e kontaktuan Muqollin përmes telefonit për të marrë një qëndrim lidhur me përmbajtjen e audioincizimeve, por ai nuk u përgjigj, duke thënë se ishte i zënë me punë dhe se gazetarja po e pengonte.
Ai theksoi se për këtë çështje duhet t’i drejtohen Zyrës për Informim, sepse, sipas tij, nuk ka të drejtë të prononcohet.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
