BallinaShowbizXheneta Fetahu Reagon ndaj Postimit të Brikena Selmanit: Dashuria S'është Pronësi

Xheneta Fetahu Reagon ndaj Postimit të Brikena Selmanit: Dashuria S’është Pronësi

- Advertisement -

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka reaguar ndaj një postimi të Brikena Selmanit, ish-banore e “Big Brother VIP Albania”.

Brikena së fundmi publikoi në Instagram një fotografi me një bluzë ku shkruhej: “Jam prona private e Mateo Borrit”.

Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e Brikenës, është e qartë nga konteksti se Xheneta i është referuar pikërisht këtij postimi.

Në reagimin e saj, Xheneta theksoi se askush nuk mund të konsiderohet pronë e dikujt tjetër, pavarësisht lidhjes që mund të ketë me të. “Kosova hala e tronditun prej rastit të Arlindës, e dikush sot na del me ‘jam pronë e të dashurit’.

WTF, moj motër?!

- Advertisement -

Njëri s’osht pronë as e prindit t’vet, e le mo e dashurit!

Dashnia s’osht pronësi, e lidhja s’ta jep të drejtën me pretendu që dikush t’përket ty.” “Pikërisht këto mentalitete duhet me i thy, jo me i romantizu.

Se sot të thua për story, nesër dikush e merr si të drejtë me kontrollu jetën e tjetrit.

Na duhet me kuptu që partner jemi, jo pronarë të njani-tjetrit,” ka shkruar Xheneta në postimin e saj.

Kujtojmë se Brikena Selmani kishte publikuar fotografinë me bluzën ku shkruhej “Jam prona private e Mateo Borrit”, duke e shoqëruar atë me përshkrimin: “Kur do ta kuptoni?”.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments