Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta kombëtare do të vazhdojë nesër, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Në njoftimin e publikuar, organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestave për të kërkuar drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë e vrara.
Ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat dhe bllokimin e institucioneve deri në plotësimin e kërkesave të tyre. “Kërkojmë organizim e solidarizim kombëtar.
Për siguri e liri për gratë e gjalla, e drejtësi për gratë e vrara”, thuhet në thirrjen e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
