BallinaPolitikReagimi i Anitës: Shpifjet Nuk Kalojnë

Reagimi i Anitës: Shpifjet Nuk Kalojnë

- Advertisement -

Anita Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, e cila gjatë një diskutimi për dhunën ndaj grave përmendi edhe emrin e deputetit Ramush Haradinaj.

Në një reagim publik, Anita Haradinaj i ka cilësuar këto deklarata si serioze dhe ka kërkuar nga deputetja Fejza që të tërheqë fjalët e saj, të distancohet prej tyre dhe të kërkojë falje publike.

Ajo theksoi rëndësinë e përgjegjësisë për fjalën në jetën publike, duke vënë në dukje se e drejta për ta shprehur atë është po aq e rëndësishme. “Shpifjet nuk kalojnë!” ka shkruar Haradinaj në reagimin e saj.

Ajo paralajmëroi se, nëse nuk ka tërheqje të deklaratës dhe kërkimfalje publike, do ta çojë çështjen në organet kompetente dhe do të ndjekë rrugët ligjore.

Reagimi i plotë i Anita Haradinaj: “SHPIFJET NUK KALOJNE!

- Advertisement -

Në jetën publike, përgjegjësia për fjalën është po aq e rëndësishme sa e drejta për ta thënë atë!

Si gazetare dhe si person që për shumë vite kam qenë pjesë e jetës publike, e di mirë dallimin ndërmjet debatit politik, mendimit të lirë dhe deklaratave që mund të cenojnë padrejtësisht dinjitetin dhe reputacionin e një personi.

Deklaratat e bëra nga deputetja Arjeta Fejza, të cilave iu referohem në këtë reagim, i konsideroj serioze dhe kërkoj që ato të trajtohen me përgjegjësi!

Askush, pavarësisht pozitës politike që mban, nuk duhet ta konsiderojë veten mbi standardet e përgjegjësisë publike.

Unë nuk kam ndërmend të hyj në një përplasje personale dhe as ta kthej këtë çështje në një debat të panevojshëm politik.

Megjithatë, nuk dua të hesht përballë deklaratave që cenojnë figurën dhe reputacionin tim.

Po ashtu, kur deklaratat përfshijnë apo prekin figurën dhe familjen, kam të drejtë të kërkoj që faktet të respektohen dhe që çdo pretendim të mbështetet në prova, e jo në insinuata apo akuza të pabazuara.

Prandaj, të kërkoj publikisht, zonja “Deputete”, që të tërheqësh deklaratën, të distancohesh dhe të kërkosh falje publike për shpifjet dhe akuzat e pabaza, sepse ato rezultojnë të pavërteta dhe cenojnë të drejtat tona!

Në mungesë të një reagimi të përshtatshëm dhe të një kërkimfalje publike, si dhe mos distancimit tuaj nga ajo çfarë ke deklaruar publikisht në një televizion kombëtar, unë obligohem dhe do t’ua besoj organeve kompetente vlerësimin e kësaj çështjeje, pra do të ndjek rrugët ligjore që më takojnë!

Dinjteti nuk negociohet.

Reputacioni nuk duhet të bëhet viktima e interesave politike.

Dhe përgjegjësia për fjalën publike nuk është privilegj, por detyrim.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments