Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka pritur sot një delegacion të Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë.
Gjeneral Vergori e informoi delegacionin mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it si dhe prioritetet kryesore të misionit.
Ai rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë. “KFOR-i do të vazhdojë të jetë garant i qëndrueshëm i stabilitetit, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë, si dhe të lirisë së lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës, në përputhje me mandatin e tij afatgjatë të Kombeve të Bashkuara.
KFOR-i e përmbush këtë rol në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet përkatëse të tyre si reagues të sigurisë”, njofton KFOR.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
