BallinaPolitikAlbert Sylaj qëndron një muaj në paraburgim për vrasjen e Arlinda Zekajt

Albert Sylaj qëndron një muaj në paraburgim për vrasjen e Arlinda Zekajt

- Advertisement -

Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, do të mbetet në paraburgim për një muaj, pas vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, e cila e miratoi kërkesën e Prokurorisë.

Sylaj, i akuzuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”, u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pasi kishte qenë në arrati që nga mbrëmja e 25 tetorit, kur dyshohet se e kreu vrasjen.

Sipas burimeve nga seanca, është kundërshtuar paraburgimi me pretendimin se Sylaj nuk paraqet rrezikshmëri dhe se qëndrimi i tij në arrati nuk lidhet me qëllimin për t’u larguar nga vendi.

Po ashtu, është raportuar se ai kishte planifikuar vetëvrasjen pas vrasjes së Arlindës me sëpatë, por pas negociatave me policinë, përmes nënës së tij, ai u bind të dorëzohej.

Sylaj ka pretenduar se vrasjen e kreu në afekt.

- Advertisement -

Megjithatë, pas përfundimit të seancës, gjyqtari mori vendimin për paraburgim.

Albert Sylaj e privoi nga jeta Arlinda Zekajn në Vitomiricë të Pejës.

E ndjera kishte pasur probleme të shumta me bashkëshortin e saj, Jeton Sylaj, duke kërkuar ndihmë nga organet e drejtësisë, madje duke paralajmëruar se mund t’i ndodhte diçka e keqe.

Fatkeqësisht, shteti nuk arriti ta mbrojë.

Për rastin e Arlindës dhe shumë gra të vrara në Kosovë, sot u mbajt protestë në Prishtinë, ku u kërkua drejtësi.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments