Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka theksuar se Përparim Rama ka një rol shumë të rëndësishëm për partinë, por gjithashtu i mbetet edhe tri vjet mandat në Prishtinë.
Ai shtoi se me Isa Mustafën, LDK e kishte provuar që kryetarin e Prishtinës ta bëjë kryetar partie, por përfundimisht humbën të dyja – edhe pse sipas Gashit, Prishtina mbahet mend për qeverisjen e Isa Mustafës. “Qysh e mbat peshën, na e kemi provu metodologjinë ku kryetarin e Prishtinës e kemi bërë kryetar të Prishtinës dhe e kemi humbur edhe Prishtinën edhe Qeverinë, edhe pse Prishtina mbahet mend për qeverisjen e Isa Mustafës”, tha Gashi.
Ai theksoi se “Përparim Rama është kryetar i Prishtinës dhe kryeqytetit i duhet një qeverisje e mirë.
Përparim Rama është shumë i rëndësishëm për LDK-në, por i ka edhe tri vjet në Prishtinë”.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
