Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se Ukraina nuk do të sulmojë anijet që transportojnë naftë dizel nga Rusia drejt Shteteve të Bashkuara.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se ushtria ukrainase nuk ka marrë urdhër për të ndaluar sulmet ndaj rafinerive të naftës në Rusi.
Zelensky shpjegoi se forcat ukrainase kanë vepruar me më shumë kujdes në ditët e fundit, por vazhdojnë të godasin objektivat në Rusi, përfshirë rafinerinë e naftës në Riazan.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike janë bërë një pjesë e rëndësishme e përballjes së vazhdueshme mes Ukrainës dhe Rusisë.
Më herët, presidenti ukrainas kishte propozuar që të ndaloheshin sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës nëse Moska do të ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Ky propozim kishte për qëllim arritjen e një marrëveshjeje recipro për ndalimin e goditjeve ndaj objekteve energjetike të dyja palëve.
