BallinaSportBashkimi pëson humbje të thellë ndaj Elan Chaloni në FIBA Europe Cup

Bashkimi pëson humbje të thellë ndaj Elan Chaloni në FIBA Europe Cup

- Advertisement -

Bashkimi ka regjistruar humbjen e dytë në fazën e grupeve të “FIBA Europe Cup”, pasi të mërkurën mbrëma u mposht në shtëpi nga skuadra franceze Elan Chaloni me rezultatin e thellë 94:66.

Nënkampioni i Kosovës nuk arriti të rivalizonte me francezët në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku mysafirët e morën kontrollin e ndeshjes që nga çereku i parë.

Elan Chaloni e nisi përballjen fuqishëm, duke fituar periudhën e parë me rezultatin 34:18.

Epërsinë e vazhdoi edhe në çerekun e dytë, të cilin e fitoi 22:18, duke shkuar në pushim me një avantazh të konsiderueshëm.

Dominimi i skuadrës franceze u bë edhe më i dukshëm në çerekun e tretë, kur Bashkimi shënoi vetëm shtatë pikë, ndërsa mysafirët realizuan 23.

- Advertisement -

Para dhjetë minutave të fundit, dallimi mes skuadrave ishte rritur në 36 pikë.

Në periudhën finale, prizrenasit nuk arritën të ndryshonin rrjedhën e takimit, duke e mbyllur ndeshjen me një disavantazh prej 28 pikësh.

Te Bashkimi, Gian Clavell ishte më efikasi me 13 pikë, ndërsa Divine Myles shtoi 11.

Veton Gjecaj kontribuoi me gjashtë pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim.

Në anën tjetër, Carl Ponsar ishte basketbollisti më i dalluar i Elan Chalonit, me 17 pikë, katër kërcime dhe dy asistime.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments