Familja Qeriqi ka njoftuar se procedurat për riatdhesimin e Rinesës janë ende në proces dhe se data e kthimit të saj në Kosovë nuk është caktuar ende.
Në një komunikatë, familja shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që morën pjesë në homazhet e mbajtura në Waterloo dhe që i qëndruan pranë në këto ditë të vështira.
Ajo gjithashtu informoi se do të njoftojë me kohë për datën dhe detajet e funeralit dhe homazheve që pritet të mbahen në Prishtinë. “Ju falënderojmë nga zemra për pjesëmarrjen në homazhet për Rinesën tonë në Waterloo dhe për mbështetjen tuaj në këto ditë të vështira”, thuhet në njoftimin e familjes.
Ndërkohë, familja ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve deri në përfundimin e procedurave të nevojshme për kthimin e Rinesës në Kosovë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
