BallinaPolitikProtesta Kundër Qeverisjes së Albin Kurtit: Qytetarët Kërkojnë Dorëheqjen e Tij

Protesta Kundër Qeverisjes së Albin Kurtit: Qytetarët Kërkojnë Dorëheqjen e Tij

- Advertisement -

Disa qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Protestuesit shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me atë që e konsiderojnë keqqeverisje të Kurtit, si dhe kundërshtojnë politikat dhe vendimet e Qeverisë së tij.

Në një intervistë për Vox Kosova, organizatori Durim Aliu ka thënë se pakënaqësia kryesore që e ka shtyrë të organizojë protestën lidhet me gjendjen ekonomike në vend, të cilën e ka cilësuar si arsye bazë të pakënaqësisë qytetare.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kërkojnë shkarkimin e ministrave, por dorëheqjen e Kurtit, duke pretenduar se ministrat e emëruar prej tij janë të njëjtë. “Ju kisha bërë thirrje të gjithëve që të mos kërkojnë shkarkime të ministrave.

Unë mendoj që cilindo që e emëron Kurti ministër, këta janë të njëjtë”, ka deklaruar Aliu.

- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments