Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe ka kujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në ditëlindjen e tij.
Haradinaj ka theksuar se Pajaziti ishte pjesë e brezit të parë të UÇK-së, themelues i saj dhe një komandant i shquar. “Komandant Zahir Pajaziti i përket brezit të parë të UÇK-së.
Ai ishte një nga themeluesit e saj dhe njëkohësisht një komandant i shquar.
Sot, në ditëlindjen e tij, kujtojmë një hero që, me plot kuptimin e fjalës, na nderon.
Gëzuar ditëlindjen, heroi ynë!”, tha Haradinaj.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
