BallinaPolitikBerisha fton qytetarët dhe partitë për protestën studentore

Berisha fton qytetarët dhe partitë për protestën studentore

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për një bashkim të qytetarëve dhe partive politike në protestën studentore, duke theksuar qartë qëllimin e saj: dorëheqjen e Edi Ramës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka pretenduar se kryeministri po mundohet të shpërndajë protestën dhe i hedh poshtë ata që protestojnë me shpresën për të përmirësuar situatën me Ramën. “Ftoj çdo qytetar të këtij vendi, të gjitha forcat politike, të bashkohen në mbështetje të revoltës studentore, me qëllimin e largimit të padrinos dhe rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve.

Shqiptarët duhet të kenë mundësinë të zgjedhin me votën e tyre më të mirën që mendojnë”, deklaroi ai.

Berisha theksoi se dështimi i Edi Ramës për të përçarë protestën është evident: “Sot dështoi përpjekja e Edi Ramës për të përçarë protestën në mënyrën më të neveritshme.

Ata që thonë se protestojnë për të përmirësuar Ramën, janë ‘jago’ të revoltës studentore, pasi studentët e revoltuar dhe gjimnazistët kanë pre biletën Edi Ramës.

- Advertisement -

Nuk besojnë se ai mund të përmirësohet.” Ai gjithashtu përmendi se, edhe pse ka pasur pengesa nga policia, protesta studentore ka nevojë për mbështetje të madhe nga të gjithë ata që besojnë se Edi Rama duhet të largohet menjëherë. “Pavarësisht nga kundërshtitë, është thelbësore që shqiptarët të kenë mundësinë të votojnë të lirë”, përfundoi Berisha.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments