BallinaSportPërballja e Malishevës dhe Feronikelit në Superligën e Kosovës

Përballja e Malishevës dhe Feronikelit në Superligën e Kosovës

- Advertisement -

Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet këtë të diel me dy ndeshje, ndërsa njëra prej tyre është përballja mes Malishevës dhe Feronikelit 74.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”, duke filluar nga ora 13:00, dhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave tashmë janë publikuar.

Malisheva hyn në këtë ndeshje si lidere e kampionatit me 26 pikë, ndërsa Feronikeli 74 renditet në vendin e shtatë me 11 pikë.

Në përballjen e parë të këtij sezoni, e cila u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Malisheva arriti të triumfojë me rezultat bindës 3-0.

Trajnerët Kastriot Rexha dhe Elon Berisha kanë zgjedhur titullarët që do ta nisin këtë takim.

- Advertisement -

Formacionet janë si më poshtë: Malisheva: Kanuric, Pira, Skovgaard, Kryeziu, Bajraktari, Ndjigi, Luma, Xhylani, Isgandarli, Haxhiu, Ibishi.

Feronikeli 74: Kolaj, Selmani, Halili, Soares, Musa, Luetic, Taipi, Yannick, Prapashtica, Cerrvadiku, Baholli.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments