BallinaPolitikAGK Shpreh Shqetësimin për Kufizimin e Lirisë së Medias në Rastin e...

AGK Shpreh Shqetësimin për Kufizimin e Lirisë së Medias në Rastin e Femicidit

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësimin e tij për mbylljen e seancës gjyqësore për media nga Gjykata e Apelit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Ky veprim konsiderohet si një kufizim i paarsyeshëm i lirisë së medias për të raportuar mbi trajtimin e rasteve të femicidit nga gjykatat. “Ky vendim censurues i Gjykatës së Apelit vjen vetëm disa ditë pas vrasjes së një gruaje tjetër, Arlinda Zekaj, rast në të cilin mediat dhe gazetarët kanë dokumentuar dështimet zinxhirore të institucioneve shtetërore për ta mbrojtur atë.

Konsiderojmë se nuk ekziston asnjë rrezik ligjor që do ta justifikonte këtë kufizim dhe se vlerësimi i Gjykatës së Apelit është i gabuar.

Një vendim i tillë pamundëson informimin e publikut dhe cenon të drejtën e tij për të kuptuar se si trajtohen rastet e femicidit nga Gjykata e Apelit”, thuhet në reagim.

AGK-ja gjithashtu i ka bërë thirrje Gjykatës së Apelit që në raste të tilla të anojë nga garantimi i lirisë së medias dhe jo nga kufizimi i paarsyeshëm i së drejtës për qasje në informacion.

- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments