BallinaPolitikReagimi i Leonard Ademajt Pas Seancës në Apel për Vrasjen e Motrës

Reagimi i Leonard Ademajt Pas Seancës në Apel për Vrasjen e Motrës

- Advertisement -

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka shprehur reagimin e tij pas përfundimit të seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit lidhur me rastin e vrasjes së motrës së tij.

Ai e cilësoi seancën e sotme si të papranueshme, duke kritikuar mbylljen e saj.

Familja e tij shpreson që vendimi për të akuzuarit të jetë burgim të përjetshëm, ashtu siç kërkohet për Naim Murselin dhe Granit Plavën, dhe po ashtu shpresojnë që vendimi të përfshijë edhe Kushtrim Kokallën. “Çfarë pamë ne sot në këtë seancë nuk ishte e hijshme.

Sot Gjykata mundi ta thotë të vërtetën dhe t’i lirojë mediat e të krijojë bindjen se i mbron gratë, motrat e nënat tona.

Ne presim që vendimi të jetë ai si për Naimin, Granitin me burgim të përjetshëm dhe shpresojmë që këtij vendimi t’i bashkëngjitet edhe Kushtrim Kokalla”, shprehet ai.

- Advertisement -

Murseli ka apeluar për një dënim më të butë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments