Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka theksuar se çdo neglizhencë apo përfshirje e mundshme në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.
Hoti ka njoftuar se institucionet janë duke bërë masa për hetimin e plotë të rastit, duke theksuar se askush nuk do të përjashtohet nga përgjegjësia nëse konstatohet ndonjë përfshirje. “Të jeni të sigurt që çka do që është në dorën e institucionit që udhëheq unë.
Si ministri, pa kursyer asgjë dhe askënd, do të veprojmë konform legjislacionit në fuqi.
Jam shumë i bindur që edhe qeveria e Kosovës dhe e dini, edhe diskutimet publike që kanë qenë, që janë tu marrë masa; janë tu bërë raport, tu hetu rastin, sepse ne pavarësisht dhimbjes që e kemi, ne duhet të hetojmë rastin detaj për detaj.
Dhe unë jam i bindur që secili varg zinxhiror që ka pasur neglizhencës apo qëllimit dorë në këtë rast do të trajtohet konform institucionit në fuqi”, tha ai.
Këto deklarata Hoti i bëri gjatë një tryeze diskutimi me temën “Rishikimi i politikave familjare të përgjegjshme ndaj gjinisë në Kosovë: Implikimet financiare, praktikat rajonale dhe alternativat e politikave”, e organizuar nga Instituti Riinvest dhe Forumi Ekonomik i Grave (FEG).
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
