Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në një takim të jashtëzakonshëm të enjten, ka emëruar prokuroren Valbona Haxhosaj si ushtruese e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë. “Betimi për Drejtësi” raporton se ky vendim erdhi pas suspendimit të Kryeprokurores së deritanishme, Lumturije Vuçetaj.
Vuçetaj u suspendua për shkak të gjetjeve të raportit që ishin paraqitur në kërkesën për fillim të hetimit disiplinor nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, e cila ndërlidhet me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
