BallinaPolitikReagimi i Flutura Kusarit për Mbylljen e Seancës së Apelit në Rastin...

Reagimi i Flutura Kusarit për Mbylljen e Seancës së Apelit në Rastin e Liridona Ademajt

- Advertisement -

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka shprehur shqetësimin e saj pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vendosur të mbyllë për publikun seancën e Kolegjit ku do të shqyrtohen ankesat lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në këtë rast, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Ajo ka theksuar se nuk ka asnjë arsye që një veprim i tillë të ndodhë dhe ka shtuar se kjo mungesë e transparencës do të dëmtojë imazhin e Gjykatës së Apelit. “Nuk ka asnjë arsye ligjore që seanca e Apelit në rastin e Liridona Ademajt mos të jetë publike.

Në fakt, ky ishte një moment shumë i rëndësishëm pas vrasjes së Arlindës, ku Gjykata e Apelit duhej të tregonte se është këtu për të mbrojtur gratë nga femicidi.

Ajo që pamë sot ishte një vendim që është i paarsyetum, pasi mbyllja e një seance gjyqësore nuk justifikohet me asnjë arsye ligjore.

- Advertisement -

Të gjitha rrethanat rreth këtij rasti janë publike.

Ne kemi parë gjithçka që duhej të shihnim, kështu që nuk ka asnjë arsye ligjore për këtë veprim.

Kjo mungesë e transparencës do të dëmtojë Gjykatën e Apelit dhe do të dërgojë një mesazh se rastet e femicidit nuk gjykohen me transparencë të plotë,” ka thënë ajo.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments