Avokatja e Albert Sylajt, i akuzuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim në seancën dëgjimore të mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Pejë.
Avokatja Kaltrina Vuksani, e caktuar për mbrojtjen e Sylajt, ka paraqitur para trupit gjykues se është kundër kësaj mase sigurie, duke kërkuar një masë alternative, më të butë për të, duke e theksuar dorëzaninë e tij.
Megjithatë, kjo kërkesë nuk është pranuar nga gjyqtari i rastit, i cili ka vendosur të aprovojë kërkesën e Prokurorisë.
Palët kanë të drejtë ankese për këtë vendim brenda 48 orëve.
Albert Sylaj u arrestua të martën, pak para mesnatës në Deçan, dy ditë pasi kreu krimin e rëndë ndaj ish-kunatës së tij, Arlindës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
