BallinaPolitikErjon Vishkulli Kalon Me Sukses Ndërhyrjen Kirurgjikale në Romë

Erjon Vishkulli Kalon Me Sukses Ndërhyrjen Kirurgjikale në Romë

- Advertisement -

Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, që i ka shpëtuar organin e syrit.

Lajmi është bërë i njohur në rrjetet sociale nga ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, e cila shprehu mirënjohjen e qeverisë shqiptare ndaj profesor Stanislao Rizzo, i cili realizoi ndërhyrjen. “Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare dhe me mirënjohje të thellë, falënderova profesor Stanislao Rizzon, i cili me profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe ndjeshmëri njerëzore kreu me sukses ndërhyrjen, ndërkohë që qeveria miratoi po sot edhe mbështetjen financiare për Erjonin.

Përtej dijes dhe aftësisë profesionale, është pikërisht kjo anë njerëzore, bashkimi i forcave te humanizmi që i bën kaq të veçanta këto situata.

Erjonit i uroj nga zemra shërim të mbarë dhe forcë në çdo hap të mëtejshëm.

Suksesi i ndërhyrjes është një lajm i mirë, ndërsa rrugëtimi drejt rikthimit të dritës së syrit do të vijojë me durim e besim.

- Advertisement -

Mirënjohje të sinqertë profesor Rizzos për atë që bëri dhe përgëzime familjes e miqve të Erjonit”, shkruan Spahiu.

Ky lajm i mirë vjen pas kalimit në qeveri të paketës së re fiskale dhe projektbuxhetit, i cili për herë të parë në histori kalon pragun e 10 miliardë eurove.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments