BallinaSportLamine Yamal Kryeson Renditjen e Futbollistëve sipas CIES për 2023

Lamine Yamal Kryeson Renditjen e Futbollistëve sipas CIES për 2023

- Advertisement -

Debati për fituesin e Topit të Artë ka marrë një tjetër kthesë, pasi Observatori i Futbollit CIES ka publikuar renditjen e futbollistëve me paraqitjet më të mira gjatë vitit të fundit, ku në vendin e parë gjendet sërish Lamine Yamal.

Talenti i Barcelonës kryeson listën me 95.8 pikë, duke lënë pas disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.

Renditja është publikuar vetëm disa orë para ceremonisë së Topit të Artë, e cila mbahet në Londër.

Studimi i CIES bazohet në tri kritere kryesore: paraqitjet individuale të futbollistëve në aspekte të ndryshme të lojës, niveli i garave ku ata kanë luajtur dhe rezultatet e arritura nga skuadrat e tyre.

Pas Yamalit renditet Michael Olise i Bayern Munichut me 93.9 pikë, ndërsa në vendin e tretë është bashkëlojtari i tij Harry Kane me 90.5 pikë.

Surpriza më e madhe e kësaj renditjeje është Lionel Messi.

Pavarësisht se është 39-vjeçar, ylli argjentinas renditet i katërti me 90.4 pikë, duke dëshmuar se vazhdon të jetë në mesin e futbollistëve më të mirë në botë.

Sipas CIES, Messi do të kryesonte renditjen nëse nuk do të merrej parasysh niveli sportiv i garave ku luajnë futbollistët.

Kjo do të thotë se niveli i kampionateve ndikon dukshëm në pikët përfundimtare.

Në dhjetëshen e parë ka një prani të fuqishme të Barcelonës, pasi përveç Yamalit, në vendin e tetë renditet Pedri me 90.3 pikë, ndërsa Pau Cubarsi zë pozitën e dhjetë me 90 pikë.

Kylian Mbappe renditet i gjashti me 90.4 pikë, pas Desire Doue, ndërsa Khvicha Kvaratskhelia zë vendin e shtatë.

Në dhjetëshen e parë gjendet edhe Erling Haaland, i nënti me 90 pikë.

Një prej të dhënave më interesante është pozita e Ousmane Dembeles, fituesit të fundit zyrtar të Topit të Artë, i cili gjendet vetëm në vendin e 27-të të kësaj renditjeje statistikore.

Megjithatë, renditja e CIES nuk përcakton fituesin e Topit të Artë, pasi çmimi ndahet përmes votimit.

Sidoqoftë, ajo i shton edhe më shumë interesimin garës, ku Yamal vazhdon të marrë vlerësime për paraqitjet e tij. 10 futbollistët e parë sipas CIES: 1.

Lamine Yamal (Barcelona) – 95.8 pikë 2.

Michael Olise (Bayern Munich) – 93.9 3.

Harry Kane (Bayern Munich) – 90.5 4.

Lionel Messi (Inter Miami) – 90.4 5.

Désiré Doué (Paris Saint-Germain) – 90.4 6.

Kylian Mbappe (Real Madrid) – 90.4 7.

Khvicha Kvaratskhelia (Paris Saint-Germain) – 90.3 9.

Erling Haaland (Manchester City) – 90.0

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments