BallinaPolitikNgushëllime për Familjen e Arlinda Zekajt nga Nëna e Liridona Ademajt

Ngushëllime për Familjen e Arlinda Zekajt nga Nëna e Liridona Ademajt

- Advertisement -

Nëna e Liridona Ademajt, e cila humbi jetën në nëntor të vitit 2023, ka shprehur ngushëllime për familjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Përmes një mesazhi të publikuar nga vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, ajo ka theksuar se lajmi për vrasjen e Arlindës ia ka rihapur plagët e dhimbshme nga humbja e vajzës së saj.

Si një nënë që ka përjetuar dhimbjen e humbjes së vajzës për shkak të një krimi, ajo shpreh se e kupton dhimbjen me të cilën po përballet familja e Arlinda Zekajt. “Si nënë që e kam përjetu dhimbjen më të madhe në jetë, humbjen e vajzës time nga krimi, e di mirë se çfarë do të thotë kur ta marrin fëmijën e ta copëtojnë zemrën përgjithmonë”, shprehet ajo në mesazhin e saj.

Ajo thekson se vrasja e një tjetër gruaje në Kosovë ia ka rikthyer dhimbjen e humbjes së vajzës. “Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës, Arlinda, u bë viktimë e vrasjes, m’u rihapën plagët e shpirtit dhe m’u copëtua zemra prapë”, shkruan ajo.

Në fund të mesazhit, nëna e Liridona Ademajt thekson rëndësinë e drejtësisë së shpejtë për familjen e viktimës. “Vetëm drejtësia e shpejtë mund t’i ngushëllojë familjarët”, përfundon ajo.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments