Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila do të mbahet në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka theksuar se në këtë seancë do të miratohet një rezolutë e cila do të harrohet pas dy ditësh. “Seanca kemi mbajt pothuajse pas çdo vrasjeje.
Rezoluta kemi miratu me dhjetëra.
E gratë vazhdojnë me u vra.
Unë nuk shkoj në këtë seancë.
E keni zinxhirin komandues në dorë.
Shkarkoni ata që vetë i keni emëru.
Kërkoni përgjegjësi.
Merrni masa konkrete.
Shtetin e keni në dorë.
Policinë, drejtësinë, institucionet,” shkroi Sadiku.
Ai gjithashtu u bëri thirrje përfaqësuesve të LVV-së që të mos thërrasin seanca për të mbajtur fjalime për viktimat, por të veprojnë në mënyrë që të mos ketë viktima të tjera. “Mjaft me rezoluta.
Mjaft me fjalë.
Përgjegjësi,” përfundoi ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
