BallinaSportKush do të jetë lojtari më i mirë në botë për vitin...

Kush do të jetë lojtari më i mirë në botë për vitin 2026?

- Advertisement -

Sonte (e hënë) në Londër do të përcaktohet se kush është lojtari më i mirë në botë për vitin 2026.

Yjet e futbollit kanë kaluar një vit të jashtëzakonshëm, por ende nuk dihet se kush do ta fitojë Topin e Artë.

Favoritët kryesorë janë Harry Kane, Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.

Yamal e fitoi Kupën e Botës me Spanjën dhe La Ligan me Barcelonën, duke shënuar 25 gola dhe dhuruar 20 asistime në 57 paraqitje.

Ai u vlerësua me notën 7.83 nga “SofaScore”.

Ndërkohë, Harry Kane arriti të fitojë të gjitha trofetë me Bayern Munichun në Gjermani dhe përfundoi i treti me Francën, duke shënuar 73 gola dhe dhuruar tetë asistime në vetëm 65 paraqitje. “SofaScore” i dha një notë prej 7.79.

Në anën tjetër, Kylian Mbappe, ylli francez, kishte një sezon individual të shkëlqyer, ndonëse nuk arriti të fitojë trofe as me Real Madridin e as me Francën.

Ai zhvilloi 60 paraqitje, duke shënuar 58 gola dhe dhuruar 13 asistime, duke u vlerësuar me notën 7.74 nga “SofaScore”.

Nga të gjithë të nominuarit, notën më të lartë e ka pasur Lionel Messi, ylli argjentinas, i cili pati një edicion të shkëlqyer me Inter Miamin dhe e çoi Argjentinën deri në finalen e Botërorit, ku pësoi disfatë nga Spanja.

Messi zhvilloi 49 paraqitje, duke shënuar 45 gola dhe 30 asistime, me një vlerësim prej 8.85 nga “SofaScore”.

Vlerësimet e të gjithë të nominuarve janë si më poshtë:

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments