Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka mbajtur një konferencë për media një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Nikçi informoi se më 22 tetor, Kryeprokurorja e kësaj Prokurorie ka pranuar një parashtresë nga viktima, dhe se me pranimin e kësaj parashtrese, janë ngritur tri çështje.
Ai theksoi se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar nëse ka pasur shkelje apo keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
