Politik

Pikëpyetje mbi Kthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nga PDK

Kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nga presidentja ngre shumë pikëpyetje rreth arsyes së këtij veprimi dhe ndikimit që mund të ketë në rishqyrtim.

Mazllum Baraliu, njohës i çështjeve kushtetuese, thekson se PDK-ja duhet të ofrojë më shumë sqarime për këtë kërkesë, ndërsa Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thekson se Rregullorja e Kuvendit nuk e përcakton qartë mundësinë e ndryshimit të ligjit pas kthimit nga presidentja.

Baraliu, në një prononcim për KosovaPress, ka shprehur se një nismë e tillë do të kishte ndikim më të madh politik, juridik dhe diplomatik nëse do të kishte mbështetje nga të gjitha subjektet politike dhe institucionet e Kosovës.


- Advertisement -

Ai thekson se vonesat e mëtejshme për këtë ligj nuk janë të dëshiruara. “Do të duhej ca shpjegime plotësuese dhe justifikime po ashtu të bazuara ky subjekt politik, para se të bënte një kërkesë të tillë drejt presidencës. Është mirë meqë kanë qenë bartës dhe është dashur të mos jenë vetëm ata, por të gjitha subjektet politike, e gjithë Kosova dhe institucionet do të kishte fuqi shumë më tepër edhe politike, juridike dhe diplomatike.

Meqë e kanë kthyer atë projektligj, a e kanë punuar mirë apo jo ka dy taborë siç duket dhe ata do të duhej të jepnin shpjegime me amandamentimet që mund të bëhen dhe të tregojnë pse e kthejnë dhe pse po na vonon ne, gjithë Kosovën, institucionet por edhe grupin për strategji që është formuar që me kohë, sa më parë të mobilizohemi dhe të punojmë unanimisht,” ka thënë Baraliu.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -