Bota

Zelensky: SpaceX ka ngadalësuar shërbimin Starlink

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se kompania SpaceX ka ngadalësuar shërbimin e saj satelitor Starlink.

Ai shprehu besimin se Elon Musk është në dijeni të kësaj çështjeje.

Zelensky theksoi se Starlink-u ka vazhduar të funksionojë, por shpejtësia e shërbimit mbetet e kufizuar. “Starlink-u funksionon, por ende ka kufizime. Çështja është që të kemi shpejtësi të pakufizuar, por ajo ende është e kufizuar,” tha ai.


- Advertisement -

Kur u pyet nëse Elon Musk kishte ndikuar në ngadalësimin e Starlink-ut, Zelensky u përgjigj se është e sigurt se SpaceX ka bërë këtë. “Jam i sigurt se Elon tashmë e di këtë, edhe nëse nuk e dinte më parë,” përfundoi lideri ukrainas.


- Advertisement -