Showbiz

Bebe Rexha Tërheq Vëmendjen në NRJ Music Awards me Performancën e Saj Energjiike

Këngëtarja shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha, ka marrë vëmendjen e të gjithëve në edicionin e sivjetshëm të NRJ Music Awards, që u zhvillua mbrëmjen e së premtes në Francë.

Ajo u shfaq me një paraqitje elegante në tapetin e kuq dhe një performancë energjike në skenë.

Artistja kishte veshur një fustan të zi elegant me dekolte të hapur, duke spikatur me stilin e saj të veçantë.


- Advertisement -

Pamja e saj u bë një nga momentet më të veçanta të ceremonisë së çmimeve muzikore.

Pas paraqitjes në tapetin e kuq, Bebe u ngjit në skenë për të interpretuar hitin e saj “New Religion”, duke sjellë një performancë ritmike dhe plot energji për publikun francez.

Kënga, e cila kombinon tingujt dance me elemente nga muzika e grupit legjendar Faithless, është publikuar si kënga e parë zyrtare nga albumi i saj të katërt në studio, “Dirty Blonde”, i cili doli në fillim të këtij viti.

Me këtë interpretim, Bebe Rexha solli në skenën e NRJ Music Awards atmosferën energjike që karakterizon projektin e saj të ri, duke e bërë performancën një nga pikat kryesore të mbrëmjes.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -