Showbiz

Bejta në Garë për Big Brother VIP Kosova 5? ‘Fillime të Reja’ në Instagram

Këngëtari Bejta është një nga emrat që po përfliten si një kandidat i mundshëm për edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova 5”.

Artisti, i njohur për disa këngë të njohura, ka publikuar së fundmi një fotografi në Instagram me Fisnik Junikun, ish-konkurrentin e edicionit të parë të këtij formati televiziv.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është mbishkrimi që Bejta i ka vendosur fotografisë së përbashkët: “Fillime të reja”.


- Advertisement -

Postimi ka nxitur kureshtjen rreth asaj që këngëtari mund të jetë duke paralajmëruar, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për ndonjë projekt të ri muzikor apo për një zhvillim tjetër në karrierën e tij.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -