Vincent Kompany Dërgohet në Spital Pas Rrëzimit gjatë Stërvitjes
Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, është dërguar në spital pas një incidenti të ndodhur gjatë një seance stërvitore.
Mediat gjermane raportojnë se ai është transportuar me ambulancë, ndërsa më herët një helikopter kishte ateruar në qendrën stërvitore të Bayernit.
Sipas Sky Sport Germany, 40-vjeçari është në gjendje të stabilizuar.
Sipas raportimeve nga BILD, e cila e raportoi fillimisht ngjarjen, Kompany ishte duke ndjekur stërvitjen e ekipit U23 të Bayernit kur ndodhi rrëzimi.
Pas kësaj, një helikopter shpëtimi u dërgua në vendngjarje për të ofruar ndihmën e nevojshme.
Bayern Munichu po ashtu publikoi një komunikatë në rrjetet sociale, duke konfirmuar se trajneri kishte nevojë për trajtim mjekësor të premten. “Vincent Kompany është dashur të marrë trajtim mjekësor të premten, pasi është rrëzuar gjatë stërvitjes së ekipit amator të Bayern.
Trajneri i ekipit të parë po ndiqte seancën stërvitore të ekipit të dytë.
Kompany do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme në spital dhe do të qëndrojë nën kujdesin mjekësor.
Për momentin, stafi i tij teknik do të jetë përgjegjës për stërvitjet dhe ndeshjet”, thuhet në komunikatën e klubit.
Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, theksoi se shëndeti i trajnerit është përparësia kryesore e klubit. “Shëndeti i Vincent Kompanyt është përparësia jonë më e madhe.
Te Bayerni do të bëjmë gjithçka që ai të rikuperohet sa më shpejt.
Vinnie po merr të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e nevojshme mjekësore, si dhe gjithë kohën që i duhet.
Stafi i tij teknik, të cilit i besojmë plotësisht, do t’i marrë përsipër detyrat e tij.
Të gjithë te Bayern i urojmë Vinniet shërim të shpejtë”, deklaroi Eberl.
Kompany ka vuajtur nga një infeksion viral dhe për këtë arsye kishte qëndruar në stol gjatë fitores 6-1 të Bayernit ndaj Leipzigut të shtunën në Bundesligë.

