Politik

Bashkëpunimi Prishtinë – Francë: Një Hap drejt Arsimimit dhe Teknologjisë për të Ardhmen

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, priti të premten në Odën e Kryeqytetit ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.

Gjatë këtij takimi, ata diskutuan mundësitë për bashkëpunim mes dy vendeve.

Rama, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se në takim u trajtuan shkëmbimet ndërmjet shkollave, mësimi i gjuhës frënge, si dhe nismat e përbashkëta në fushat e arsimit, kulturës dhe teknologjisë.


- Advertisement -

Ai theksoi se bashkëpunimi me Francën mund të luajë një rol të rëndësishëm në përgatitjet për Prishtinën 2030, duke kontribuar në realizimin e projekteve të cilat do të shërbejnë qytetit edhe pas këtij viti. “Prishtina 2030 kërkon angazhim të përbashkët dhe përshpejtim të përgatitjeve, andaj bashkëpunimi me Francën mund të ndihmojë që kjo mundësi e madhe të kthehet në projekte që do t’i shërbejnë qytetit edhe shumë pas vitit 2030,” theksoi Rama.

Ai gjithashtu theksoi se partneritetet kanë vlerë kur krijojnë mundësi për të rinjtë dhe sjellin projekte që i mbesin qytetit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -