Politik

Thirrje për Mobilizim: Shqiptarët e Luginës së Preshevës Të Dalin në Zgjedhje

VLEN i bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi dhe të mbështesin listën e përbashkët të partive politike shqiptare.

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut po ashtu kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje, duke theksuar se në këtë mënyrë, shqiptarët kanë mundësinë të shkruajnë histori.

Bashkimi tashmë është bërë realitet.


- Advertisement -

Tani është koha që ky bashkim të dëshmohet përmes votës, mobilizimit dhe përfaqësimit sa më të madh në Parlamentin e Serbisë.

Apelojmë veçanërisht te shqiptarët e Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, që të udhëtojnë drejt vendvotimeve të tyre dhe ta ushtrojnë të drejtën e votës.

Urojmë që ta kthejmë bashkimin në forcë politike dhe 25 tetorin në një ditë historike për shqiptarët e Luginës!

Synimi është përfaqësimi më i madh shqiptar në Kuvendin e Serbisë, thuhet në deklaratën e lëshuar nga VLEN.

Edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe vendbanimet e tjera që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.

Në një postim në Facebook, Ahmeti ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, sidomos në mbrojtjen e të drejtave kombëtare, gjuhësore dhe qytetare. “Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë ka rëndësi të veçantë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, gjuhësore dhe qytetare, si dhe për ngritjen e shqetësimeve lidhur me diskriminimin, padrejtësitë dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në këto treva,” ka shkruar Ahmeti.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -