Sulmi ndaj Gjykatës së Apelit: Protestuesit shkaktojnë dëme të mëdha
Protestues të maskuar kanë goditur Gjykatën e Apelit, duke hedhur gurë në drejtim të godinës dhe shkaktuar thyerjen e xhamave.
Disa prej tyre kanë arritur të depërtojnë në ambientet e brendshme të institucionit, ku kanë shkaktuar dëme materiale.
Përveç dëmtimeve, protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj Zyrës së Informacionit dhe fasadës së jashtme të institucionit, duke i vënë zjarrin.
Falë reagimit të shpejtë, flakët janë vënë nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Pas këtij sulmi, Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë, duke ndërhyrë në zonë dhe shoqëruar disa persona.
Deri tani, nuk ka të dhëna të tjera mbi numrin e saktë të personave të shoqëruar ose mbi vlerën e dëmeve të shkaktuara në ambientet e Gjykatës.
Ndërkohë, stafi i Gjykatës së Apelit vazhdon të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

