Arrestime të reja pas të shtënave ndaj policisë në Nottingham
Policia britanike ka arrestuar katër individë lidhur me të shtënat me armë ndaj një polici në Nottingham.
Sipas informacionit nga Policia, oficeri ka mbetur i plagosur pas një sulmi në zonën Angel Row dhe aktualisht ndodhet në spital për trajtim.
Hetimet paraprake tregojnë se efekti iu ishte afruar dy të dyshuarve në një stacion autobusi, kur ndodhën të shtënat.
Në lidhje me këtë ngjarje, tre persona janë arrestuar të dielën në mbrëmje.
Dy gra, njëra 27 dhe tjetra 25 vjeçe, si dhe një burrë 24-vjeçar, janë kapur nga policia pasi ndaluan një automjet në zonën Radford të qytetit.
Gruaja 27-vjeçare dyshohet për shkaktim të qëllimshëm të lëndimeve të rënda trupore dhe për posedim të armës me qëllim rrezikimin e jetës.
Ndërkaq, burri 24-vjeçar dhe gruaja 25-vjeçare janë nën hetim për ndihmë ndaj një personi që ka kryer vepër penale.
Një person tjetër, një burrë 30-vjeçar, është arrestuar në orët e para të së hënës, nën akuzën se ka ndihmuar një të dyshuar për t’u shmangur drejtësisë.

