Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë këtë javë Ballkanin Perëndimor.
Sipas agjendës së publikuar në faqen e Komisionit Evropian, turneun e saj, Von der Leyen do ta nisë të mërkurën më 30 shtator në Tiranë, ku do të zhvillojë takime me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Një ditë më vonë, më 1 tetor, ajo do të qëndrojë në Kosovë, ku do të takohet ndaras me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Të njëjtën ditë, Von der Leyen do të vazhdojë vizitën e saj në Podgoricë, ndërsa më 2 tetor do të ndalet në Shkup.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





