Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë këtë javë Ballkanin Perëndimor.
Sipas agjendës së publikuar në faqen e Komisionit Evropian, turneun e saj ajo do ta nisë të mërkurën më 30 shtator në Tiranë, ku do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Më 1 tetor, Von der Leyen do të ndalet në Kosovë, ku do të ketë takime veç e veç me ushtruesen e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti.
Po ashtu, të njëjtën ditë, ajo do të vizitojë edhe Podgoricën, ndërsa më 2 tetor do të ndjekë takime në Shkup.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





