Nicole Scherzinger ka zbuluar se ka pësuar djegie dhe flluska në këmbë pasi që ujë i valuar iu derdh aksidentalisht disa minuta para se të dilte në skenë në Gjermani.
Këngëtarja 48-vjeçare e Pussycat Dolls ndau një fotografi të dëmtimit të dielën, një ditë pas incidentit.
Pavarësisht dhimbjeve, ajo vendosi të mos e anulonte performancën dhe u ngjit në skenë për të vazhduar koncertin e saj.
Në një postim në rrjetet sociale, Nicole tregoi se uji i valuar i ishte derdhur në këmbë vetëm një orë para performancës.
Ajo falënderoi publikun në Dusseldorf për mbështetje dhe njoftoi se do të vazhdojë me koncertet e radhës.
Incidenti ka ndodhur në një periudhë të rëndësishme për këngëtaren, e cila po vazhdon angazhimet e saj muzikore me turneun.
Ndërkohë, Pussycat Dolls, grupi ku ajo është anëtare, u rikthyen këtë vit me këngën “Club Song”, pas gjashtë vitesh.
Megjithatë, rikthimi i grupit është shoqëruar edhe me vështirësi.
Muajin e kaluar, Pussycat Dolls anuluan 33 koncertet e planifikuara në SHBA dhe Kanada për shkak të shitjeve të dobëta të biletave.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





