Deputetja Kica-Xhelili: Kosova nuk ka nevojë për gaz dhe termocentrale të reja

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka ndarë në Facebook pamje shqetësuese nga termocentralet në Obiliq, ku duket tym i zi duke dalë prej tyre.

Ajo thekson se Kosova nuk ka nevojë për gaz dhe termocentrale të reja, pasi “kemi helm mjaftueshëm”. “Mirëmëngjesi Kosovë!

Nuk na duhet gazi, as termocentralet e reja, sepse kemi helm mjaftueshëm.


- Advertisement -

Nuk na duhet as bashkëpunimi, as kompromisi për president, sepse kemi ego mjaftueshëm.

Nuk na duhet as shëndeti besa, edhe ashtu është luks.

Mjaftohuni me fjalë ‘miradije’ e thurje patriotizmi, se ndoshta mjafton shërimi i shpirtit.

Falini!

Se janë pak të zënë duke mbajtë inate politike e s’po kanë kohë për luftimin e HELMIT tënd,” shkroi ajo.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *