Travis Barker ndan përditësim pas operacionit për probleme me krahun

Travis Barker ka ndarë një përditësim për gjendjen e tij shëndetësore pas një operacioni për shkak të mpirjes së krahut, dorës dhe gishtave.

Bateristi i Blink-182 publikoi një fotografi nga spitali, ku shfaqet pranë bashkëshortes së tij, Kourtney Kardashian. 50-vjeçari tregoi se shqetësimet kishin nisur pas një koncerti që kishte zhvilluar disa muaj më parë.

Pas një testi nervor, mjekët konstatuan se kishte nevojë për një ndërhyrje në tunelin kubital për të rregulluar nervin.


- Advertisement -

Barker bëri të ditur se operacioni ishte kryer një ditë më parë dhe se tashmë kishte filluar procesin e rikuperimit.

Ai tha se zgjodhi ta zgjidhte këtë problem në mënyrë që të mund të vazhdonte të luante bateri në të njëjtën mënyrë edhe për shumë vite të tjera, duke shtuar se pritet të jetë mirë brenda disa javësh.

Në fotografitë nga spitali, Barker shihet me uniformë spitali dhe kapelë, ndërsa Kourtney Kardashian qëndron pranë tij.

Një ditë para ndërhyrjes, ajo kishte publikuar momente nga spitali, ku shihej duke e puthur bashkëshortin para operacionit.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *