Qytetarët u mblodhën sot në protestën e 131-të në kryeqytet, duke marshuar nga sheshi Skënderbej drejt Kuvendit.
Atje po zhvillohet seanca plenare, ku pritet të miratohet reforma territoriale, e cila kundërshtohet nga qytetarët dhe opozita.
Protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj kësaj reforme dhe filluan protestat që në orët e para të ditës përballë godinës së Kuvendit.
Ata kërkuan anulimin e votimit si dhe shkrirjen e qeverisë, duke theksuar se nuk është në përputhje me interesat e qytetarëve.
Disa protestues, gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur vezë, domate, gurë dhe sende të tjera ndaj punonjësve të Policisë, të cilët ishin angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
Si rezultat, Policia ka shoqëruar deri në orën 17:30, tetë persona që kishin kryer veprime të dhunshme.
Protestat qytetare, të cilat filluan më 31 maj në kundërshtim të investimeve në Zvërnec, kanë zgjeruar kërkesat e tyre gjatë këtyre muajve.
Kërkesat e protestuesve përfshijnë anulimin e ndryshimeve ligjore për zonat e mbrojtura, si dhe anulimin e ‘Paketës së Maleve’.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





