Analistët e kanë vlerësuar pozitivisht tejkalimin e krizës institucionale dhe zgjedhjen e presidentes, duke e quajtur këtë një zhvillim të rëndësishëm për Kosovën.
Sipas tyre, funksionalizimi i institucioneve krijon mundësi përballjeje me sfidat e reja që i presin vendit.
Publicisti Reshat Sahitaj theksoi se përfundimi i krizës institucionale është mirëpritur nga qytetarët, ndërsa zgjedhjen e presidentes e konsideroi një lajm të mirë. “Është akt sublim zgjedhja e presidentes. Është sukses i madh i akterëve për zgjedhjen e presidentes, e cila është kryetare e Akademisë së Shkencave.
Shpresoj që ajo do të kontribuojë shumë në të ardhmen për Kosovën”, tha Sahitaj.
Edhe analisti Ibrahim Shala vlerësoi se zhvillimet e fundit janë pozitive dhe se tashmë është koha të njihet kontributi i të gjithë atyre që kanë ndihmuar në tejkalimin e krizës. “Fatmirësisht, duhet përgëzuar ata që kanë kontribuar për daljen nga kriza.
Zgjedhja e presidentit është shumë e mirë dhe e drejtë”, tha Shala.
Shala u ndal gjithashtu te miratimi i ligjit për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se ky hap ka krijuar një realitet të ri institucional, i cili hap perspektiva të reja dhe sjell sfida me të cilat vendi duhet të përballet.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





