Kanosja e Gazetarit Lirim Mehmetaj nga Ish-Depuleti Gani Geci: Prokuroria Kërkon Paraburgim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit për ish-deputetin Gani Geci, për shkak të kanosjes ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

Sipas kërkesës që është bërë publike, kanosja ka ndodhur në zyrat e portalit “Vox Kosova”.

Prokuroria thekson se ekziston një dyshim i bazuar se më 11 tetor 2026, rreth orës 19:27, në zyrat e “VOX Kosova” në Prishtinë, pas një postimi të gazetarit Lirim Mehmetaj në Facebook lidhur me deputetin Fatos Geci, Geci ka kanosur Mehmetajn me fjalët: “Nëse nuk e hek postimin ose nuk e ndryshon, kena me u vra”.


- Advertisement -

Ai i ka përsëritur kërkesën duke thënë: “Pashë një Zot, mos na merr në qafë, ndërro postimin se na duhet me u vra”.

Më tej, siç raportohet, më 12 tetor 2016, gjatë kohës që i dëmtuari ishte panelist në emisionin “Debat Plus”, Gani Geci është parë në afërsi të TV Dukagjinit, ku ka postuar një video në Tik-Tok për t’i bërë me dije Lirim Mehmetajt se ndodhej aty, duke pritur përreth dy orë që ai të dilte nga studio.

Këto veprime kanë shkaktuar ndjenja frike, ankthi dhe pasigurie tek i dëmtuari.

Prandaj, Gani Geci dyshohet për veprën penale të “Kanosjes” sipas Nenit 181, paragrafi 2 të Kodit Penal.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *