Fadil Geci, vëllai i Gani Gecit, ka dhënë një prononcim për mediat ndërsa ndodhet para Pallatit të Drejtësisë.
Atje, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po zhvillohet seanca ndaj ish-deputetit, i dyshuar për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Para gazetarëve, Fadil Geci shprehu bindjen se familja e tij është një familje shtetformuese dhe se kurrë nuk ka qenë shtetpërfituese. “Jemi familje shtetformuese, nuk jemi shtetpërfituese.
Krejt luftën tonë prej fillimit e kemi bërë për shtetin tonë, për ta mbrojtur Kushtetutën e Kaçanikut, dhe për ata jemi këtu sot, në atë drejtim do të punojmë deri të vdesim.
Krejt vuajtjet tona i kemi bërë për shtet.
E duam shtetin”, tha Geci.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





