Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë plenare nesër duke filluar nga ora 10:00.
Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë disa çështje të rëndësishme, përfshirë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Në rend dite është përfshirë gjithashtu propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Rendi i plotë i ditës përfshin: – Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme; – Deklarimet jashtë rendit të ditës; – Pyetjet parlamentare; – Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës; – Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e RTK-së; – Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare; – Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




