Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, së bashku me zëvendëskomandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneralmajor Enver Cikaqi, morën pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.
Gjatë kësaj ceremonie, gjeneralmajor Özkan Ulutaë ia dorëzoi detyrën e komandantit të KFOR-it gjeneralmajor Roberto Vergorit.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se Maqedonci e falënderoi Ulutaëin për shërbimin dhe kontributin e tij në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, ndërsa komandantit të ri, Vergorit, i uroi suksese në detyrën e re.
Ai gjithashtu vlerësoi përkushtimin e KFOR-it për garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në kuadër të ceremonisë, Maqedonci zhvilloi një takim me ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Guido Crosetto, ku diskutuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, Maqedonci u informua se pala italiane është duke përgatitur një dokument që synon zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Italisë.
Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




