Heidi Klum ka zgjedhur sërish një kostum të veçantë për festën e saj tradicionale të Halloween-it.
Këtë vit, supermodelja u shndërrua në një dorë të prerë njerëzore, duke krijuar një pamje tejet realiste që e bëri atë një nga figurat më të veçanta të natës.
Festa e 25-të vjetore u zhvillua më 31 tetor në New York, ku Klum vazhdoi traditën e saj për të befasuar me transformime ekstreme dhe krijime të realizuara me përpikëri, shkruan Variety.
Vitin e kaluar, ajo u shfaq si Medusa, me gjarpërinj në kokë dhe një bisht të gjatë, ndërsa bashkëshorti i saj, Tom Kaulitz, ishte veshur si një ushtar i lashtë grek, i kthyer në gur.
Për realizimin e kostumit të saj u angazhuan 15 artistë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com
